Flash

"Pusho o gore pusho" "Hajdut" "Na e shpife me ato xheste" sherr në Opinion mes Ben Ahmetajt dhe Gaz Bardhit për inceneratorët

Lapsi.al 20 October 2020
"Pusho o gore pusho" "Hajdut" "Na e shpife me ato

Telefonata e Arben Ahmetajt në Opinion ku diskutohej sërish për inceneratorët është shoqëruar me debate të forta mes Ministrit të Rindërtimit dhe ish deputetit të PD, Gazment Bardhi. Që në nisje të ndërhyrjes së tij me telefon, Ahmetaj ka kërcënuar Bardhin se do t'i nxjerrë dokumenta që do t'ia nxjerrin bojën, ndërsa i kërkonte ta lejonte të fliste me fjalët "Pusho o gore pusho" apo i kërkonte drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut me fjalët "pushoje atë gore, thuaj të pushojë ai gore...".

Në anën tjetër Bardhi e ka quajtur "hajdut" dhe ka paralajmëruar disa herë ish Ministrin e Financave se "nuk do t'i gëzojë lekët që ka vjedhur". Ahmetaj nga ana e tij e ka paralajmëruar se mund edhe ta quajë me ndonjë "epitet", pa e thënë se çfarë kishte në mendje, ndërkohë që i ka thënë Bardhit, se "ia shpife njerëzve me ato gjeste".

Ahmetaj tha se inceneratorët janë investime publike që i kalojnë shtetit në fund të investimit. Sipas tij Elbasani ishte në emergjencë para se të ndizej inceneratori dhe qyteti mbante erën e plehrave. Ai tha se si Ministër i Financave kishte qenë autoriteti fiskal, ndërsa fizibilitetin e bën autoriteti kontraktor nëpërmjet një komisioni.

Në lidhje me akuzat se ka qenë në makinë me Mirel Mërtirin, që kishte lidhje me kompaninë fituese të inceneratorëve, Ahmetaj tha se ka qenë me të paktën 500 biznesmenë në makinë, duke përmendur Çet Kastratin, Salillarin, Avni Ponarin etj, madje ai tha se ka udhëtuar edhe me Blendi Fevziun në një makinë.

Akuzave të Gazment Bardhit se ka dhënë mbështetje financiare për një projekt mbi 60 milion euro, Ahmetaj i tha se "ia shpife gjithë dynjasë me ato xheste". "Ti ia shpife gjithë dynjasë me lekët që ke çuar në shtëpi" iu përgjigj Gazment Bardhi, që mori si përgjigje një sfidë nga Ahmetaj "Gjeji ti pra, m'i gjej lekët ti, gjeji ti". Në përgjigje sekretari i PD premtoi se Ametaj nuk do t'i gëzojë lekët.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI