Nëse keni menduar se trafiku në hyrje të Tiranës, kur vini nga Durrësi, ka qenë i lodhshëm dhe i mundimshë, prisni dhe pak ditë të kuptoni se çfarë torture do të jetë në 4 muajt e ardhshëm. Shkak janë punimet në rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re për 4 muajt e ardhshëm, që detyrojnë autoritete të devijojnë trafikun në rrugët anësore të rrethrrotullimit, që hyrja në kryeqytet të jetë "e tmerrshme".

Si për të paralajmëruar gjendjen e "luftës" që pritet të krijohet me trafikun, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku doli në inspektim e veshur me kamuflazh bashkë me shefin e policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.
Ai tha se policia është e ndërgjegjshme për trafikun që do të krijohet dhe duke qenë se fluksi do të jetë shumë i madh në rrugën e bllokuar nga punimet ai këshilloi që lëvizja të kryhet nga rruga e Ndroqit, apo nga Elbasani drejt Rrogozhinës e më tej drejt jugut të vendit. Punimet në rrethrrotullimit te Shqiponja pritet të zgjasë rreth 4 muaj dhe ministrja Balluku tha se në 24 orë, çdo ditë, punimet kryhen nga më shumë se 300 punëtorë. Ditën e martë pranë pallatit me Shigjeta do të shemben 10 ndërtesa për fillimin e punimeve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2705529629758695