Flash

Për të qeshur a për të qarë/ Video e kryeministrit që përqesh gazetaret Ambrozia Meta, Klodi Lala dhe Fatjona Mejdini

Lapsi.al 19 October 2020
Për të qeshur a për të qarë/ Video e kryeministrit

Në debatet e fundit televizive Edi Rama ka bërë zhurmë si rrallëherë me batutat, humorin, talljet, epitetet që përdor, përdredhjet e argumentave, strategjinë për të ndërruar fokusin e bisedës, por edhe me mënyrën si përqesh, si ngërdheshet, si imiton apo si intimidon gazetarët që ka përballë.

Sali Berisha ka mbledhur disa prej këtyre kllounadave të kryeministrit të Shqipërisë, në rastet kur ai ka qenë përballë vajzave apo grave gazetare, duke sjellë në vëmëndje se përveç se janë gazetare, ato janë edhe vajza, nëna apo bashkëshorte. "Për Ramën janë vetëm objekte sulmi" thuhet në videon që ka publikuar ish kryeministri Berisha në FB. Në videon më poshtë, Rama përqesh Ambrozia Metën, intimidon Fatjona Mejdinin dhe shan Klodi Lalën, kur këto e kanë pyetur apo kanë debatuar me të.

Në fakt, këto shfryrje të Ramës live para kamerave, dikujt mund t'i provokojnë të qeshura, dikujt tjetër mund t'i ngjallë krupën apo t'i shkaktojnë habi, por në asnjë rast nuk mund të kalosh indiferent para sjelljeve të tilla nga një burrë, që i ka kaluar të pesëdhjetat prej vitesh. Ndiqeni videon më poshtë:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1059606054468258

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI