Flash

Mjeku i njohur: Alternativat që mund të shpëtojnë jetën e duhanpirësve

Lapsi.al 19 October 2020
Mjeku i njohur: Alternativat që mund të shpëtojnë jetën

Strategjia për të reduktuar dëmin duke përdorur produkte pa tym mund të ndihmojë për të shpëtuar jetën e duhanpirësve.

Pirja e duhanit është një problem social i rëndësishëm, dhe sëmundshmëria e vdekshmëria e lidhur me duhanin është një barrë e madhe për çdo sistem shëndetësor, deklaroi Drejtori Mjekësor i Qendrës së Kancerit të Kosta Rikës, Dr. Efrain Cambronero Moraga gjatë eventit ndërkombëtar mbi zvogëlimin e dëmit të duhanit. Në event ai përsëriti se incidenca më e lartë e pirjes së duhanit është në vendet e Europës Lindore dhe Azinë Jugore dhe përshkroi alternativën më efektive për parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të lidhura me duhanin - ndërprerjen e pirjes së duhanit.

“Qasja për reduktimin e dëmit të duhanit ka potencialin të ndihmojë dhe të jetë e dobishme për shëndetin publik si pjesë e një plani gjithëpërfshirës kundër përdorimit të duhanit. Sipas këtij plani, produktet alternative pa tym që synojnë reduktimin e riskut që vendosen në treg duhet të rregullohen dhe mbikëqyren. Reduktimi i dëmit nuk është një koncept i ri. Ai është aplikuar që nga fillimi i shekullit XX në programet e varësisë nga droga ”.

Dr. Cambronero thekson se të gjitha format e duhanit janë të dëmshme dhe të rrezikshme. “Nikotina është një nga substancat që krijon varësi dhe duhanpirësit bëjnë përpjekje të shumta për të lënë duhanin në jetën e tyre, midis 6 dhe 30 përpjekje. Kjo është arsyeja pse niveli i dështimit është kaq i lartë dhe nuk ka shkop magjik për të ndaluar pirjen e duhanit brenda natës. ” Specialistët e shëndetit duhet të bëjnë gjithçka kanë mundësi për të parandaluar fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit jo-duhanpirës që të fillojnë pirjen e duhanit dhe për të ndihmuar duhanpirësit aktualë të lënë duhanin, shtoi specialisti.

“Disa produkte që përmbajnë duhan ose vetëm nikotinë nuk janë studiuar aq kohë sa të pretendojnë se janë plotësisht të sigurta. Në këtë pikë u provua ekspozimi i reduktuar ndaj më pak substancave toksike dhe kancerogjene për disa produkte të tilla si cigare elektronike dhe pajisje elektronike që ngrohin duhanin, pa djegie, siç është IQOS. ”, shtoi onkologu.

Programet e reduktimit të dëmit të duhanit mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së duhanpirësve, tha Dr. Cambronero dhe shtoi se shpresojmë që teknologjia e reduktimit të dëmit të ndikojë në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndërlikimet e shtatzënisë.

Të këshilluara

Credins Bank mbështet Artin

Prej vitesh Banka Credins ka dhënë kontributin e saj në mbështetje të artit dhe kulturës shqiptare. Dhe sot, në këto kohë të vështira të pandemisë, duam të j...

13:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI