Flash

Basha: Ligji Antimafia do të jetë i pari që do të miratojmë

Lapsi.al 19 October 2020
Basha: Ligji Antimafia do të jetë i pari që do të

Kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët prezantoi sot platformën antikorrupsion të Partisë Demokratike, duke evidentuar përditësimin dhe ndryshimin që do t'i bëhet ligjit “Antimafia”. Duke e vendosur veten në pozitat e një kryeministri në të ardhmen, Basha ceku se ndryshimet në këtë ligj do të jetë vendimi i parë që do të marrë Parlamenti i qeverisë së re.

“Ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim do të jetë vendimi i parë i qeverisë së re dhe do të zbatohet. A ka situata më të rënda se sa në një vend paratë të zhduken e të vidhen nga një grup njerëzish? Si kemi arritur deri këtu? Zgjidhjen e shohim te ligji Antimafia. Ky ligj do të bazohet në një bazë logjike dhe ligjore: Çdo koncension, çdo PPP kalon përmes një kontrate mes privatit e publikut. Kontrata në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit, ato që bien në kundërshtim me të janë të pavlefshme. Çdo gjë e marrë në mënyrë abuzive do t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues.

Mekanizmi bazë është ai i ndryshimit në ligjin Antimafia. Këto masa të parashikuara me ligjin tonë Antimafia të përditësuar, fokusohen te pasurua e zyrtarëve publikë që kanë abuzuar, pronarëve të kompanive private dhe të afërmve të tyre, dënohen apo jo, pasuritë e tyre sekuestrohen dhe konfiskohen.

Kompani që licensiohen pak para tenderit, kompani pa përvojë, kompani off shore, shpikje e propozimeve të pakërkura, tendera ndaj njerëzve të paautorizuar, skualifikime të padrejta për qëllime klienteliste, kompani që i plotësojnë kriteret po i skualifikojnë. Këto janë disa nga format e abuzimit që janë lidhur këto kontrata. Sikur njëra nga këto të vërtetohet çdo qindarkë do ju kthehet shqiptarëve me ligjin Antimiafia.

Zbatimi i masave do kalojë nga tre hallka: Qeveria është e para do ketë detyrën e verifikimit, pastaj do i kalojë SPAK e vendimin e jep GJKKO. Barra e provës bie te kompania private apo zyrtari që ka krijuar kontratën”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI