Flash

Rama, leksione popullit polak për mbajtjen e maskës

Lapsi.al 19 October 2020
Rama, leksione popullit polak për mbajtjen e maskës

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për Business Insider Polonia ku flet për pandeminë dhe paralajmëron masat kundër rrezikut të COVID-19. Rama nuk ka pasur shumë për të thënë për polakët, megjithatë ka shfrytëzuar rastin t'u japë këshilla se duhet të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Bllokimi i dytë do të na vrasë. Prandaj, ne kemi futur kufizime shtesë. Duhet të mbajmë maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda por edhe jashtë. E kuptoj që ju keni një problem të ngjashëm në Poloni” – thotë Edi Rama për median polake, e cila shkruajnë se shqiptarët po i rezistojnë këshillave për t'u mbrojtur nga virusi, duke qenë se gazetari ka parë në rrugë njerëz që lëvizin pa maska.

“Ne duhet të luftojmë rrezikun e një vale tjetër të intensifikuar të koronavirusit. Unë e di që shoqëria shqiptare dhe polake do të mbijetojnë dhe do të dalin më të forta nga kjo krizë” shprehet Rama në fund të intervistës për median e huaj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI