Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dyshohet se përdorej për trafik droge/ Jahti me flamur slloven u gjet i braktisur në zonën e Patokut

Lapsi.al 18 October 2020
Dyshohet se përdorej për trafik droge/ Jahti me flamur slloven u gjet

Nuk ka ende asnjë të dhënë për jahtin e braktisur prej 3 ditësh në afërsi të Ishmit. Jahti me flamur slloven është gjetur i braktisur në afërsi të Shëngjinit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare

Policia kufitare fillimisht është larguar pasi ka parë jahtin pasi nuk ka pasur njeri në të. Por është rikthyer ditën e dytë kur e ka gjetur sërish të braktisur dhe për këtë arsye e ka marrë dhe e ka ankoruar në Portin e Shëngjinit. Ka dyshime se sapo kanë konstatuar policinë personat që ndodheshin në bord janë larguar me një gomone dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin brenda jahtit.

Jahti mendohet se përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi. Aktualisht autoritetet nga prokuroria e Lezhës kanë nisur hetimet, ndërsa po merren kontakte me portet e vendeve fqinje për të zbuluar pronarin apo personat që mund të kenë qenë në bord.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-18-at-11.09.35.mp4"][/video]

Të këshilluara

Itali/ Arrestohet familja shqiptare me kokainë

Nëntë persona përfundojnë në pranga nga një megaoperacion i policisë italiane, i koduar “Farina”. Shumica prej tyre janë shqiptarë dhe anëtarë të një familje. A...

20:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI