Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Itali/ Arrestohet familja shqiptare me kokainë

Lapsi.al 17 October 2020
Itali/ Arrestohet familja shqiptare me kokainë

Nëntë persona përfundojnë në pranga nga një megaoperacion i policisë italiane, i koduar “Farina”. Shumica prej tyre janë shqiptarë dhe anëtarë të një familje. Ata akuzohen për trafik kokaine nga Romagna në Pesaro.

Mediat fqinje raportojnë se hetimet në lidhje me këtë operacion kanë zgjatur një vit dhe nisën në vitin 2019, pasi një përdorues i rregullt i drogës denoncoi në polici përpjekjen e një shqiptari, që shpërndante kokainën për ta zhvatur.

Kështu në 2019 policia vuri në pranga shqiptarin M.E., 25-vjeç, banues në Rimini dhe një shtetas me iniciale V.C., 55-vjeçar me origjinë nga Campania, i cili ka jetuar në Pesaro për disa kohë.

Hetimet më pas çuan në identifikimin e dy personave të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçarme banim në Pesaro dhe një grua italiane nga rrethina Fano, e cili rezultoi si bashkëpunëtore e shqiptarit, gruaja S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruaja me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e të njohurve të gruas me origjinë nga Fano çoi në identifikimin e një shqiptari të arrestuar në flagrancë për shitjen me pakicë të kokainës, që konsumohej në parkingun e një “Fast Food”.

Si rezultat i një kontrolli ushtruar në shtëpinë e shqiptarit në Pescaro u zbulua dhe sekuestrua mbi një kilogram kokainë me cilësi të lartë.

Hetimet bënë të mundur demonstrimin se si i riu kishte mundur të fuste në këtë provincë 5 kg të kokainë.

Ndërsa hetimet vijuan çuan në identifikimin e furnizuesit të kësaj sasie të madhe të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale C.U., 46 vjeç, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruaja e tij M.M., vëllai i tij A.B., 30 vjeç i arrestuar më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E., 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini i arrestuar në 2019.

Hetimet e mëvonshme vërtetuan se dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën sjelljen e paligjshme aq shumë sa që ata duhej të çoheshin në burgun.

Policia ka mundur të sekuestrojë mbi 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro të dyshuara se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI