Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Pas anulimit të panairit të librit, kreu i shoqatës së Botuesve flet për variantin online

Lapsi.al 17 October 2020
Pas anulimit të panairit të librit, kreu i shoqatës së

Panairi i librit është anuluar në formën e tij klasike si një pikëtakim mes lexuesve e autorëve. Një formë alternative pritet të vijë përmes takimeve letrare e shitjeve online.

Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, ka sqaruar se Ministria e Shëndetësisë nuk dha leje për panairin, pavarësisht rimodelimeve që janë përpjekur të bëjnë organizatorët.

 “Ne e rishikuam planin tonë të panairit, zvogëluam ditët nga 5 në katër, reduktuam oraret, zmadhuam në planimetri, sipërfaqet e përbashkëta për lexuesit, që janë korridoret, megjithatë, përgjigja erdhi negative. Ne e mirëkuptojmë, është normale, që kërkohet të mos bëhen grumbullime masive siç është Panairi, sepse paraqet rrezikshmëri të lartë”, tha Ymeri.

Në kushtet e pandemisë, vëmendja ndaj librit, do të tërhiqet ndryshe. Ymeri, kreu i shoqatës së Botuesve, tha se ‘panairi online’ që do të bëhet do të shtrihet në dy plane.

“Një do jetë nxitja e shitjeve online me platforma të ndryshme, ndërsa aktivitetet që ishin menduar do t’i bëjmë në pika të ndryshme të qytetit”, tha ai.

Petrit Ymeri prezantoi dje projektin evropian te letërsisë ku 10 autore si Milan Kundera, Alda Merini, apo Peter Handke,  do te vijnë në shqip me përkthimet e  Mirela Kumbaros, Ledia Dushit, apo Jonila Godoles. Një përgjigje erdhi edhe mbi Handken e shumëdebatuar ne shqip.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI