Debat absurd e ka quajtur kryeministri Edi Rama përplasjet që ka pasur ditëve të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve. Në përgjigje ndaj liderit të demokratëve i cili sërish kërkoi sot nisjen e hetimeve nga SPAK, Rama tha se të gjitha akuzat janë gënjeshtra dhe se puna për pastrimin e Shqipërisë nuk do të ndalojë. Kreu i qeverisë gjithashtu ka ironizuar programin e PD-së, sipas së cilit qëllimi është rrënimi dhe rrëmuja në çdo fushë të jetës. Ai kujton edhe sulmet që u bënë dje nga ish-kryeministri Sali Berisha kur iu përmend nëna e tij të ndjerë.
Nga ana tjetër, ditën e sotme kryetari i PD-së tha se me ardhjen e tij në pushtet do të anulojë çdo tender abuziv dhe se do të vërë përpara drejtësisë çdo zyrtar.