PD vijon të këmbëngulë për transparencën në investimin e inceneratorëve të cilët sipas kësaj force politike nuk funksionojnë, duke shtuar se është abuzuar dhe me fondet.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video sipër së cilës pyet se ku kanë shkuar 75 milionë euro të përdorura nga qeveria për inceneratorët.
"Pas cdo klithme, pas cdo shantazhi fshihet vetem frika per perballjen me drejtesine! Kush jane pronaret e inceneratoreve? Nje pyetje qe e sfidoj Edi Ramen te pergjigjet. Njerezit kane te drejte te dine, kush i ka marre 75 milione euro", shprehet Bardhi.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224020958541478