Flash

Zbardhet vrasja e 5 viteve më parë në Fier, arrestohet autori

Lapsi.al 16 October 2020
Zbardhet vrasja e 5 viteve më parë në Fier, arrestohet autori

Policia e Fierit ka zbardhur pas 5 vitesh një vrasje të ndodhur në nëntor të vitit 2015 në Fier, ku u vra një 82-vjeçar. Për këtë ngjarja në pranga është vënë shtetasi me iniciale S.K 43 vjeç.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI