Flash

Denoncimi/ Drejtori i Ujësjellësit po na bën raprezalje për votat

Lapsi.al 15 October 2020
Denoncimi/ Drejtori i Ujësjellësit po na bën raprezalje për

Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë.

“Unë punoj prej shumë vitesh në ndërmarrjen e Ujësjellësit këtu në Rrogozhinë. Me ardhjen e drejtorit të ri kanë filluar reprezaljet. Na bën presione për votat, na ka sjellë disa fleta t’i plotësojmë. Gjithë rrethin e krushqisë e këto që t’i fusim për votime. Madje në një nga ato fletët është specifikuar kë votoni. Na bën presione për punën. Kanë filluar presionet për gjëra të ndryshme. Për largim nga puna etj. Madje ai nuk ka as arsimin përkatës sepse është futur pa konkurs në atë pozicion”, tha një denoncues.

“Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës. Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedej thotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo Inxhinierinë Mekanike, siç është shkruar në vendimin e emërimit në vitin 2019.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI