Flash

Greqia nis ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

Lapsi.al 16 October 2020
Greqia nis ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

Greqia filloi ndërtimin e një gardhi të ri nëpër kufirin e saj verilindor me Turqinë, një projekt që synon të shmangë një përsëritje të tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra migrantë u përpoqën të kapërcenin gardhin dhe të hynin në tokën e BE.

Puna e ndërtimit filloi nga zona e Feres.

Projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 62.9 milionë eurosh dhe është ndërmarrë nga një konsorcium i bashkuar nga katër kompani ndërtimi.

Ai do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgime të ngritura që do të ndërtohen për t'u përdorur nga ushtria greke.

Për më tepër, gardhi ekzistues, i cili u dëmtua në 2015, do të përforcohet me kangjella çeliku me madhësi 4.3 metra në lartësi, në vend të 3.5 metrave aktual.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Evros gjatë fundjavës për të vëzhguar punën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI