Flash

Dyshonte se i ngacmonte nënën, si u masakrua biznesmeni 82 vjeçar në Fier

Lapsi.al 16 October 2020
Dyshonte se i ngacmonte nënën, si u masakrua biznesmeni 82

Pesë vite nga ngjarja që tronditi qytetin e Fierit, strukturat për Hetimin e Krimeve në këtë qytet kanë arritur të dokumentojnë me prova si ndodhi vrasja e 82-vjeçarit Novruz Likometaj duke u rikthyer sërish në dyshimet e para.

Më 22 Nëntor 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh Novruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një kosh plehrash.

Sipas policisë, viktima ishte vrarë me një mjet prerës të fortë, ndërsa asokohe u raportua se kishte marrë dëmtime të forta në trup dhe në kokë. Uniformat blu bëjnë me dije se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë që kanë çuar në arrestimin e 43-vjeçarit Skënder Krasniqi, të cilin Gjykata e Fierit e ka lënë në burg me akuzën e vrasjes me paramendim.

Pak kohë pas ngjarjes, Krasniqi u arrestua për këtë ngjarje por u la sërish i lirë për mungesë provash. Ai ishte i dyshuar kryesor, pas konflikteve që kishte pasur viktimën tek i cili kishte dyshime se i ngacmonte të ëmën.

Por para trupit gjykues ai i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për këto ngacmime.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam vrarë asnjë njeri. Jam në rregull me veten time. Unë nuk isha në dijeni as të nënë sime, as për diçka tjetër.

Nuk e kam vrarë unë dhe nuk di gjë për këtë. Nuk e kam takuar asnjëherë viktimën”, u shpreh Krasniqi në Gjykatë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI