Flash

Protesta para Kryeministrisë kundër mbajtjes së maskave, policia shoqëron disa persona

Lapsi.al 15 October 2020
Protesta para Kryeministrisë kundër mbajtjes së maskave, policia

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës nga të gjithë qytetarët në rrugë, në park, në dyqan apo supermarket, në ashensor, në institucionet fetare, në kinema, para dhe pas konsumimit të ushqimit në restorante madje edhe në shtëpi nëse keni ndonjë familjar të infektuar me COVID-19.

Por ky vendim ka sjellë reagimin e disa qytetarëve, të cilët duke sfiduar kushtet jo të favorshme të motit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ambienteve të Kryeministrisë për të protestuar.

News 24 raporton se policia ka bërë të mundur shoqërimin e tre personave. Po ashtu policia ndërhyri për të shpërndarë turmën madje shume prej tyre qe nuk kane pranuar të largohen janë shoqëruar në Komisariat.

Tashmë policia po largohet nga Bulevardi para Kryeministrise, pasi ka bere te mundur largimin e të gjithë qytetarëve.

Të këshilluara

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike për sa i takon çmimeve abuzive për maskat, dezifektantët e alkoolin. Sipas AK-...

14:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI