Flash

Përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, flet nëna e vajzës: Donte ta fejonte me djalin e xhaxhait

Lapsi.al 15 October 2020
Përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, flet nëna e

Përdhunimi i 13- vjeçares në Vërdovë të Pogradecit tronditi gjithë opinionin publik në muajin shtator. Blerim Bizgjoni përdhunoi në mënyrë të përsëritur 13- vjeçaren në Vërdovë të Pogradecit, të cilën e kishte strehuar në shtëpi si shoqen e vajzës me mirëbesimin e prindërve të saj, të cilët nuk kishin mundësi ta shkollonin. Ka qenë vetë vajza e mitur e cila ka arrestuar 46-vjeçarin dhe dyshimet më të mëdha ishin se ai donte ta trafikonte jashtë vendit. Mamaja e vajzës, Erjona Qosolli ka rrëfyer se e kuptonte që vajza nuk ishte mirë edhe pse ajo nuk i tregonte gjë. Ajo shprehej se atje e kishin lënë vajzën me mirëbesim që të mund të shkollohej.

“Ka qëndruar 1 vit atje, unë kam motrën në Kalivaç dhe ai e kishte marrë në punë. Erdhi në shtëpi e respektuam e qerasëm.

Ajo ishte e shqetësuar, por nuk e tregonte, më thoshte mami jam mirë.

I lutesha vajzës të më tregonte, më tha se pse nuk më ndihmuat kur kisha nevojë për ndihmë, shoqja i thoshte që çfarë i keni bërë babait, por ajo kishte frikë të tregonte.

Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë.

Ajo është në Korçë, kam një muaj që nuk kam komunikuar. Atij nuk do t’ia falim, na preu në besë.

Ai na tha që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait të tij. Ai i bleu veshje, boks, por pasi ndodhi denoncimi na i morën.

Djali na tha që vajza të mbaronte shkollën e më pas ta merrte në Greqi.

Ne nuk ishim dakord që vajza të fejohej, duhej të mbaronte klasën e 9-të ai ishte djalë i mirë ishte punëtor”, tha nëna e saj.

Të këshilluara

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike për sa i takon çmimeve abuzive për maskat, dezifektantët e alkoolin. Sipas AK-...

14:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI