Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Basha: Nëse Rama nuk merr masa për situatën e krijuar nga pandemia, kjo do të jetë një këmbanë alarmi

Lapsi.al 15 October 2020
Basha: Nëse Rama nuk merr masa për situatën e krijuar nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se vendi ndodhet në prag të kolapsit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga pandemia e COVID-19.

Ai gjithashtu preku dhe neglizhencën e qeverisë në zbatimin e planit me 5 pika të propozuar nga opozita.

Basha shtoi se Rama ka gjashtë muaj që gënjen për pandeminë, duke shtuar se nëse ai vazhdon kështu dhe nuk zbaton planin e PD për marrjen e masave, kjo do të jetë një kambanë alarmi.

“Dua në këtë moment të parë, në emrin tim personal dhe të opozitës, t’i ofroj ngushëllime familjeve të të gjithë viktimave dhe t’iu shpreh solidaritetin tim njerëzor gjithë familjeve që po vuajnë me të afërmit e tyre të shtruar apo të karantinuar në shtëpi. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar, është një krizë, një kolaps i vërtetë, që kërkon domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapa që opozita dhe unë personalisht i kemi formalizuar në planin me 5 pika. Nuk mund të shpreh revoltën nga shpërfillja që qeveria iu bën qytetarëve, ndërkohë që shifrat rriten. Të sëmurët me diagnoza të tjera e gjejnë veten mes dy zjarreve.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër gënjen, kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, për shifrat, për trajtimin, ndihmën, por që të vazhdojnë të gënjejnë ditë për ditë, në vend që të marrin masa, kjo duhet të jetë një kambanë që s’duhet të resht së bjeri nga mëngjesi deri në darkë. Kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballur me aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës që po thellohet. Ne nuk shpikëm rrotën, por morëm buxhetin e shtetit dhe pamë si po shpenzohen paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e mafiozëve, që i ndajnë pastaj me Ramën. Iu them ‘për hir të shqiptarëve ndaleni këtë barbari tani dhe çojini këto lekë aty ku duhen’. Paratë e taksapaguesve kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshme për të ndihmuar ata njerëz, që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçe, që janë në kufirin e dëshpërimit absolut”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshj...

08:52

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43