Flash

Maliqi-Lleshajt: Flet si nje ushtar i denje i Rames, ishalla nuk ke fatin e Tahirit

Lapsi.al 15 October 2020
Maliqi-Lleshajt: Flet si nje ushtar i denje i Rames, ishalla nuk ke fatin e

Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqit. Ky i fundit i ka kërkuar llogari ministrit për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, por edhe për normën e lartë të kriminalitetit në vend si dhe drogën. Si kundërpërgjigje, Ministri i Brendshëm ka  ironizuar faktin që policisë i ka humbur një ekspert i shkëlqyer si Maliqi. Lleshaj shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur shumë duke shtuar se niveli i sigurisë në vend është më i miri në dekada, megjithëse ende është larg pritshmërive të krijuara.

“Çështja e sigurisë në vend që ju i konsideroni të rënda nuk janë fare të tilla. Shqipëria nuk po përjeton një situatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj... Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie”

As deputeti i opozitës së re nuk ja ka përtuar replikën duke i quajtur flluska sapuni deklaratat e Leshajt se "krimi  është në nivelet më të mira në dekadë". Maliqi ka thënë se ministri Lleshaj është si një ushtarak i denjë i kryeministrit Edi Rama. Me një “urim” e ka mbyllur përgjigjen ndaj Lleshajt deputeti Maliqi duke shpresuar që ai të mos ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshj...

08:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI