Flash

Nxjerrje sekreti hetimor/ Gjykata e Posaçme merr vendimin për ish-kreun e OFL

Lapsi.al 15 October 2020
Nxjerrje sekreti hetimor/ Gjykata e Posaçme merr vendimin për

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë në Shkallën e Parë për pezullimin nga detyrua të ish-kreut të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Shkëmbi u pezullua nga detyra nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor.

Ishte një informacion i konsideruar si “top sekret” i ardhur nga Gjermania që “dogji” kreun e OFL.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Burimet thonë për abcnews.al se përveç sistemit TIMS, të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshj...

08:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI