Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kapen 30 klandestinë në Maliq e Pogradec

Lapsi.al 14 October 2020
Kapen 30 klandestinë në Maliq e Pogradec

Arrestohen në Maliq dy transportues klandestinësh, të cilët kundrejt fitimit po ndihmonin 30 emigrantë të paligjshëm të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së.

Një 20-vjeçar u arrestua pasi në vendin e quajtur ”Tyrbja e Gocës” në Maliq u kap me 29 klandestinë që do u merrte nga 300- 1300 euro, për t’i çuar në Tiranë dhe më pas në një nga vendet e BE. Po ashtu është shpallur në kërkim një bashkëpuntor i tij.

Ndërsa në vendin e quajtur ”Guri i Kuq” në Pogradec një 44-vjeçar nga Maliqi u arrestua pasi në makinë iu gjet një emigrant i paligjshëm që po e transportonte për 200 euro.

"Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i shpalluri në kërkim nuk iu bind urdhrit të Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit.

• Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.

Të këshilluara

Mite dhe fakte për lënien e duhanit

Shpesh qarkullojnë mite dhe keqkuptime rreth nikotinës dhe terapive për lënien e duhanit duke përfshirë terapinë e zëvendësimit të nikotinës (NRT) dhe tabletat ...

13:56

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI