Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama kap prej hunde kryebashkiakun e Shijakut, mos mu bëj si Luli

Lapsi.al 14 October 2020
Rama kap prej hunde kryebashkiakun e Shijakut, mos mu bëj si Luli

Kryeministri Rama ishte në Shijak në vijim të turit të për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku po vazhdon procesi i ndërtimit.

Përgjatë inspektimeve ku ishte së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit në lidhje me mbajtjen e maskës.

Rama i kapi maskën me dorë për t'ia ngritur sipër duke i mbuluar hundën.

“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.

Vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.

Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi. Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.

Të këshilluara

Bie dëbora e parë në Juglindje të vendit

Mbi 1800 metra në qarkun e Korçës ka rënë dëbora e parë. Reshjet kanë rënë në malin e Gramozit, në Ersekë, duke ulur kështu ndjeshëm temperaturat në juglindje. ...

12:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI