Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Presidenti Thaçi: Të bisedohet për njohje reciproke, jo për çështje teknike

Lapsi.al 14 October 2020
Presidenti Thaçi: Të bisedohet për njohje reciproke, jo

Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se është koha që të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciprok. Sipas Thaçit, njohja duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pasi çështje të tjera vijnë me lehtë. Për presidentin e Kosovës çështjet teknike duhen lënë për më vonë.

“Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë dhe takimi ka qenë një takim korrekt, konstruktiv, bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes se mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Vazhdoj të besoj fuqishëm se e ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në ketë drejtim BE natyrisht duhet të lëvizë sa më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave, meqë është vonuar shume dhe po bëhet padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.

Të këshilluara

Bie dëbora e parë në Juglindje të vendit

Mbi 1800 metra në qarkun e Korçës ka rënë dëbora e parë. Reshjet kanë rënë në malin e Gramozit, në Ersekë, duke ulur kështu ndjeshëm temperaturat në juglindje. ...

12:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI