Partia Demokratike ka publikuar një video ku kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, deklaron se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi. PD e cilëson këtë një mashtrim duke shtuar se paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij
"Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.
Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!", shkruan Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-14-at-1.47.33-PM.mp4"][/video]