Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp në selinë blu, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për situatën e pandemisë. Kryetari i Partisë Demokratike tha se pas masave të reja për mbajtjen me detyrim të maskës fshihet realiteti se “paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive”. Basha ka thënë se të dhënat e e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara dhe se Shqipëria ka mbetur shumë mbrapa me masat që ka marrë, qoftë edhe në krahasim edhe me vendet e rajonit. Sipas kryetarit Basha, 2500 testime në ditë është minimumi që duhet bërë pasi kjo është në kapacitetin e autoriteteve shëndetësore.
Kreu i PD-së, ka ripërsëritur apelin ndaj qeverisë për të zbatuar planin me 5 pika për daljen nga kriza e ekonomisë në pandemi.