Flash

Tabaku rendit faktet e shkatërrimit të ekonomisë shqiptare prej korrupsionit

Lapsi.al 13 October 2020
Tabaku rendit faktet e shkatërrimit të ekonomisë shqiptare prej

Ish-deputetja Jorida Tabaku, ka renditur dëmet ekonomike të shkaktuara nga qeveria në pushtet, të raportuara gjjithashtu edhe prej institucioneve ndërkombëtare. Problematikë kryesore shfaqet korrupsioni.

 

"1. DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar I Ballkanit. Për të marrë nje tender, nje kocension ose çdo lloj kontrate të duhet të paguash rryshfet.

2. TIA: Shqipëria bie me 15 pikë në rënditjen per rrupsionin duke pasur rënien më të madhen në botë.

3. Dhoma Amerikane e Tregtisë e rendit korrupsionin si problemin themelor të pamundësisë për të berë biznes. EUCham deklaron se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në rajon dhe nivelin më të ulët të besimit në qeveri për ta luftuar atë.

4. Global initiative report shprehet se 36% e kompanive kanë paguar të paktën një herë rrushfet që është shifra më lartë në rajon. Kompanitë sipas raportit kanë paguar 30% të vlerës së çdo tenderi duke e çuar vlerën e rryshfetut në 300 mln euro.

5. KLSH: raporton dëm ekonmik në 7 vite që kap vlerën e 7.2 mld euro.

6. Zyra e Auditit BE raporton se 1 në 3 tendera jepen pa garë

7. FMN: 11 koncesionet e mëdha të gjitha pa garë me oferte të pakërkuar.

Korrupsioni është sistemi mbi të cilin e ka ngritur funksionimin e saj qeveria e rilindjes. Këtë e ka të qartë çdo shqiotar që sot është më i varfër, cdo biznes i vogël që lo falimenton dhe çdo investitor i ndershëm që ka larguar punonjësit dhe rrezikon mbylljen si pasojë e korrupsionit.

Vetëm me inceneratorët kjo qeveri u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve 20 mln euro. Pa llogaritur vjedhjen kolosale e CEZ apo PPP që firmosen në dyert e oligarkëve, të cilët paguajnë taksë korrupsioni tek qeveria apo bashkëndajnë fitimet!

Gjithçka e firmosur do hetohet dhe do ndiqet dhe secili që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari. Ky është detyrim për të djeshmen dhe të ardhmen. Zotim për paudhësitë e sotshme. Sistemi ngritur nga Rama duhet ndëshkuar.

PD ka një plan të qartë për ta luftuar korrupsionin dhe vullnetin politik për tu ndarë nga ky moçal. Plan që nis me heqjen e kësaj bande në ikje që në frikë ka rritur dozën e propagandës dhe vjedhjes", shkruan Tabaku.

Të këshilluara

Rama: Maskat të detyrueshme nga e enjtja

Kryeministri Edi Rama përmendi vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim për qytetarët duke filluar nga e enjtja. Ai theksoi se shpreson që kjo ...

12:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI