Flash

Rama: Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët

Lapsi.al 13 October 2020
Rama: Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët

Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë krijuar pandëshkueshmërinë në sistem”, ka thënë kryeministri Edi Rama. Teksa fliste në konferencën e nivelit të lartë kundër korrupsionit, Rama tha se po të mos kishin qenë ata nuk do kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë dhe vrastar i politikanëve. Sipas tij, premisa për dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga SPAK është ajo që presin shqiptarët.

“Kjo është premise e cila SPAK-un do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do i bëhet popullit shqiptar pas gjithë kësaj mbështetjeje që i dha reformës në drejtësi dhe zhgënjimi i madh i partnerëve të Shqipërisë. SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetting i pastron thjesht dhe vetëm nga sistemi.

Tema këtu dhe beteja këtu është beteja për ta filluar tamam nga koka dhe koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët pavarësisht se kanë qenë pjesë”, deklaroi Rama.

 

Të këshilluara

Rama: Maskat të detyrueshme nga e enjtja

Kryeministri Edi Rama përmendi vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim për qytetarët duke filluar nga e enjtja. Ai theksoi se shpreson që kjo ...

12:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI