Flash

3 persona të prekur nga COVID-19 në shkollën 9-vjeçare të Bulqizës

Lapsi.al 13 October 2020
3 persona të prekur nga COVID-19 në shkollën 9-vjeçare

Në shkollën “Xhevdet Doda” të qytetit të Bulqizës kanë rezultuar tre taste pozitive me Covid-19. Mësohet se pozitivë kanë dalë dy persona nga stafi pedagogjik dhe një sanitare. NJVKSH ka bërë izolimin e të infektuarve në banesat e tyre, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për këto raste qoftë tek familjarët e qoftë tek kontaktet e tjera.

Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Pak ditë më parë në shkollën “Shefqet Tançi” po të Bulqizës u infektuan 5 pjestarë të stafit pedagogjik, por nuk pati pezullim të procesit mësimor. Mësuesit e infektuar u zëvendësuan nga ZVA Bulqizë me të tjerë mësues që ishin në listat e pritjes për punësim.

Të këshilluara

Emërohet komandanti i ri i forcave tokësore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, emëroi në krye të Forcave Tokësore gjeneral brigade, Arben Kingjin, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneral brigade Albert...

16:47

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI