Flash

Emërohet komandanti i ri i forcave tokësore

Lapsi.al 12 October 2020
Emërohet komandanti i ri i forcave tokësore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, emëroi në krye të Forcave Tokësore gjeneral brigade, Arben Kingjin, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneral brigade Albert Mullai.

Ministrja ka shkruar në rrjetet sociale: "besojmë se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot".

“Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera.

Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura”, shkruan Xhaçka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI