Flash

Gabriel Garko dhe intervista tij e fundit në ekran

Lapsi.al 12 October 2020
Gabriel Garko dhe intervista tij e fundit në ekran

Gabriel Garko ishte ditën e djeshme i ftuar në ‘Non è la D’Urso’ , si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre. Ylli italian ku u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit. Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar. Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për të tërhequr vëmendje. Ai shtoi se thjesht e ndjeu se ishte momenti i duhur për t’i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi “çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona”. Lidhur me kritikat për zbulimin e lidhjes që ka patur me Gabriele Rossi, ai është shprehur se ky i fundit e ka autorizuar vetë ta bëjë diçka të tillë.Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh.Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit. (Lexo këtu)Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup.

Të këshilluara

Në pranga 57-vjeçari që dhunoi nënën e tij

Një burrë 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I arrestuari është F.M., banues në Sarandë....

13:35

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI