Kryeministri Edi Rama është shfaqur me maskë dhe kapuç mes shiut në Fushë-Krujë duke inspektuar kantierin e ndërtimit. Kryeministri tha se puna duhet të vazhdojë pa u ndalur, pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa të tjera pas karantinës. Gjatë inspektimit kreu i qeverisë shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina. E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama, i cili i tërhoqi vëmendjen një prej personave që e shoqëronin duke i kujtuar se nga e enjtja maska do të jetë më detyrim përveçse në ambientet e shtëpisë. “Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo", tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/506520973638755
