Flash

Meta kujton vrasjen e deputetëve në ’47, shpërthen në akuza të rënda ndaj mazhorancës: Parlament monist si atëherë

Lapsi.al 12 October 2020
Meta kujton vrasjen e deputetëve në ’47, shpërthen në

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ekzekutimin e grupit të deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, një ngjarje që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të asgjesimit masiv të opozitës politike. Ky akt instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit fizik, spastrimit dhe terrorit ndaj mendimit ndryshe. Më tej, presidenti ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës, duke thumbuar se ndonëse kanë kaluar 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike. Sipas presidentit mazhoranca ndëshkon mendimin ndryshe dhe median kritike dhe ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Në akuzat e tij drejtuar mazhorancës dhe kryeministrit Rama, Meta shkruan se vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak.

Të këshilluara

Digjet një banesë në Maliq

Përfshihet nga flakët një banesë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit ...

08:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI