Flash

Meta: Tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do të cënojnë dinjitetin Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit

Lapsi.al 11 October 2020
Meta: Tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do të cënojnë

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Shkodër dërgoi një mesazh për politikën shqiptare, duke u shprehur se "tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! ”, thuhet në mesazhin e Metës.

Të këshilluara

Digjet një banesë në Maliq

Përfshihet nga flakët një banesë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit ...

08:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI