Flash

“I qëndroj marrëveshjes”/ Monika Kryemadhi: Pas 25 prillit, Lulzim Basha do jetë kryeministër

Lapsi.al 10 October 2020
“I qëndroj marrëveshjes”/ Monika Kryemadhi: Pas 25

Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi se i qëndron marrëveshjes me Lulzim Bashën. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi përsëriti qëndrimin e saj se nëse opozita fiton Basha do të jetë kryeministër.

Kryemadhi tha po ashtu se motoja e LSI në këto zgjedhje do jetë: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”.

Po flisnin për listat ku me sa duket LSI do dalë me lista të ndara, po për sloganin keni menduar?

Kryemadhi: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve” sot çështja e shpopullimit është një nga çështjet më të mëdha dhe një nga sfidat që ka LSI: Si do i rikthejmë këta njerëz? Nëse nuk bëjmë gjënë e parë të ngremë barrierë ndaj shpopullimit.

Si do ndahet pjesa e kryeministrisë nëse fitoni zgjedhjet?

Kryemadhi: Unë e kam bërë të qartë dhe i qëndroj deklaratës sime që zoti Basha do jetë kryeministër, i qëndroj marrëveshjes së 23 prillit 2019, ne kemi nënshkruar një marrëveshje kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë. Kemi kohë deri më 25 prill, ku e gjithë opozita do ketë angazhim për të krijuar frymën për përmbysjen e regjimit kriminal.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI