Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka publikuar një video ku ballafaqon, sipas tij, gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama për fermerët shqiptarë dhe realitetit të krizës ku ndodhet ekonomia shqiptare. Sipas Telitit fermerët shqiptarë janë të falimentuar, të pashpresë dhe të braktisur nga qeveria shqiptare.
Sipas ekspertit të PD-së përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim, dhe nuk ka propaganë e mashtrim që ta mbulojë këtë. Teliti thotë se produktet e tokës nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.
Në mbyllje të postimit të tij në rrjetet sociale Teliti ka krahasuar mbështetjen e fermerëve në vendet e rajonit, ku Shqipëria renditet e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=VF1JULmQNT8&feature=youtu.be
