Flash

‘Punësuan një aktore për tu hequr si një grua e prekur nga tërmeti’, Partia Demokratike përgënjeshtron Bashkinë

Lapsi.al 10 October 2020
‘Punësuan një aktore për tu hequr si një grua e prekur

Aktorët që thjesht paguhen për të luajtuar një rol nuk kanë dokumentet ligjore për të mbështetur fjalët e tyre. Megjithatë ky nuk është rasti i Fatime Jocës, një banoreje të njësisë nr. 4 në kryeqytet, shtëpia e së cilës është totalisht në gjendje të pabanueshme që nga tërmeti i parë i shtatorit. Banorja, që u akuzua nga Bashkia e Tiranës si një aktore që luante rolin e një gruaje të prekur nga tërmeti së cilës nuk i kishte ardhur në ndihmë pushtetit vendor, ka publikuar sot dokumentat e shtëpisë.

Zëdhënësja  e Partisë Demokratike ka publikuar dokumentat e pronares së shtëpisë së dëmtuar duke përgënjeshtruar Bashkinë, me në krye Erion Veliajn, i cili sipas zëdhënëses merret vetëm me propagandë mashtrimesh.

Ndërkohë banorja ende po pret që ekspertët të vlerësojnë dëmin e shtëpisë së saj dhe të regjistrohet për të marrë dëmshpërblimin.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI