Flash

Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19

Lapsi.al 11 October 2020
Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19

49 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit, si dhe dy viktima.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar se gjatë këtyre orëve e kanë fituar betejën me virusin e rëndë 53 qytetarë

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri", shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

Digjet një banesë në Maliq

Përfshihet nga flakët një banesë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit ...

08:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI