Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se qeveria e tanishme, me në krye Edi Ramën po i jep një goditje të madhe integrimit në Bashkimin Europian. Basha tha se kryeministri nuk i fut shqiptarët në llogaritë e tij, por parësor ka vetëm interesat personale.
“Po i jep një goditje integrimit në BE shqiptarëve dhe po mbush xhepat nga një grusht hajdutësh. Por nuk ka për t’ia dalë që të mbyllë dyert e Europës edhe pse ai i ka bërë llogaritë pa shqiptarët”, u shpreh kryetari Basha.