Flash

Po përgjonte në Tiranë, Gjykata merr vendimin për iranianin

Lapsi.al 12 October 2020
Po përgjonte në Tiranë, Gjykata merr vendimin për iranianin

Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për iranianin, i cili dy ditë më parë u arrestua në Tiranë me akuzën për përgjime të paligjshme kompjuterike.

45-vjeçari, Bijon Poolandrag, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Hija” që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Policia ka njoftuar se ky shtetas nëpërmjet veprimeve të ndryshme, ka kryer komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Gjithashtu ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Të këshilluara

Në pranga 57-vjeçari që dhunoi nënën e tij

Një burrë 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I arrestuari është F.M., banues në Sarandë....

13:35

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI