Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike në parlamentin e Kosovës

Lapsi.al 12 October 2020
Votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike në

Miratohet në lexim të parë projektligji për rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë së Covid-19 me 64 vota, e cila deri tani ka prekur 16 mijë e 179 persona.

Projektligji u mbështet nga partitë e koalicionit qeverisës, ndërsa votimi u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisa Demokratike e Kosovës në opozitë.

Kjo ishte hera e shtatë që projektligji u hodh për votim.

I miratuar nga qeveria e Kosovës me 22 korrik, projektligji parasheh një mbështetje për bizneset e vendit në vlerë prej 385 milionë eurosh dhe do të jetë në fuqi deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, nëse kalon edhe në leximin e dytë.

Ndër çështjet më të diskutueshme të këtij projektligji është mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve të tyre të grumbulluara në Fondin e kursimeve pensionale të Kosovës. Kjo nismë e qeverisë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit një tërheqje e tillë do të zvogëlonte pensionet e ardhshme.

Qeveria thotë se projektligji do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të përfitojnë pas humbjeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen për pasojat në ekonominë edhe ashtu të rënduar të vendit, nga pandemia dhe vonesat në miratimin e këtij projektligji.

Qeveria e Kosovës në muajin që po e lëmë pas ndau rreth 87 milionë euro për bizneset private, në përpjekje për të lehtësuar përballjen e tyre me humbjet që kanë pësuar nga situata e krijuar me pandeminë e COVID-19.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI