Flash

Polemika në Greqi/ Pirro Dhima: Nuk jam me origjinë shqiptare, jam grek i lindur në Shqipëri

Lapsi.al 12 October 2020
Polemika në Greqi/ Pirro Dhima: Nuk jam me origjinë shqiptare, jam

Nje artikulll i gazetares greke qe mburrte ish- peshengritësin shqiptar Pirro Dhima, i cili ka garuar me pas per Greqine duke fituar dhe medalje, ka sjelle nje keqkuptim nga ana e ketij te fundit, duke shkaktuar dhe reagimin e tij publik!

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, kjo ka qenë përgjigja që Pirro Dhima i ka dhënë gazetares greke Elena Akrita, lidhur me një artikull që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë, dhe ku e cilesonte Pirro dhimën me origjine shqiptare!

Shtangisti ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës neo-naziste, që arriti të hynte edhe në parlamentin grek.

Por në një artikull të ditëve të fundit, pasi Agimi i Artë u shpall ogranizatë terroriste, gazetarja e përshkruante Piro Dhimën si “kampioni ynë me origjinë shqiptare”.

Kujtojmë Piro Dhimën në 2014, kur deputeti Nikos Michos ngrihet dhe kërcënon të godasë me shuplakë Petros Tatsopulos, Dhima në atë kohë deputet i PASOK ngrihet në këmbë dhe i bllokon rrugën, duke i thënë, mos të bëjë as edhe një hap tjetër.

Kampioni ynë me origjinë shqiptare në atë moment i dha një leksion demokracie parlamentit grek”, shkruan gazetarja Akrita.

Por mesa duket Piro Dhima nuk e ka pritur mirë këtë përshkrim dhe ka replikuar menjëherë.

Në mesazhin tij dërguar gazetares, Elena Akrita, Dhima theksoi:

Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni shkruar. Gjithsesi doja ta theksoja”, shprehet Dhima.

Të këshilluara

Emërohet komandanti i ri i forcave tokësore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, emëroi në krye të Forcave Tokësore gjeneral brigade, Arben Kingjin, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneral brigade Albert...

16:47

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI