Kryeministri Edi Rama përmendi vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim për qytetarët duke filluar nga e enjtja.
Ai theksoi se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim për të shmangur në mbyllje të dytë.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë.”, -tha Rama.