Flash

Basha: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të mos heshtin

Lapsi.al 13 October 2020
Basha: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masat të menjëhershme për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë në vend. Duke iu referua një artikulli të Zërit të Amerikës, ku thuhet se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë, kryedemokrati ka kërkuar marrjen përsipër të përgjegjësisë, ndërsa u kërkoi edhe mjekëve që të mos heshtin. Sipas Bashës sistemi i shëndetësisë është në kolaps.

“Një lajm nga Zëri i Amërikës tregon peripecitimin e situatës së pandemisë. Koha e kaluar nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria dhe kryeministri të nxirrnin mësimet e duhura. Sot, nga burime të brendshme të dy spiataleve kapacitete e tyre për të trajtuar të infektuar janë të shteruar. Që do të thotë se numri total i të infektarëve është i barabartë me kapacitet që këto spitale kanë për të trajtuar. Çfarë po bëhet me Covid 3? Nuk ka Covid 3, ka vetëm propagandë. Ajo që kemi paralajmëruar para dy javësh, sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit po ndodh. Është realitet, jo më paralajmërim...Të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë urgjentisht nisjen e protokollit të parë para se të rritet numri i të vdekurve. Duhet të përfshihet mjeku i familjes. Mjekët të mos heshtin përndryshe janë përgjegjës”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

Rama: Maskat të detyrueshme nga e enjtja

Kryeministri Edi Rama përmendi vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim për qytetarët duke filluar nga e enjtja. Ai theksoi se shpreson që kjo ...

12:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI