Flash

Basha i premton zgjidhje naftëtarëve të Ballshit dhe kërkon votën e tyre

Lapsi.al 12 October 2020
Basha i premton zgjidhje naftëtarëve të Ballshit dhe kërkon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se zgjidhja për naftëtarët e Ballshit dhe për familjet e tyre është plotësisht e realizueshme. Sipas tij, duhet një kryeministër dhe një qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive që të zgjidhë çështjen e tyre.

Ai gjithashtu parashtroi edhe tre pikat për zgjidhjen e problemit të naftëtarëve.

“Unë i qëndroj fjalë për fjalë asaj që kam thënë gjatë takimit me naftëtarët në grevë urie. Sikurse e thanë qartë, ata nuk presin më zgjidhje. Janë gënjyer, janë mashtruar vazhdimisht nga Edi Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Po të shikoni një material të publikuar nga zoti Alibeaj sot, do shikoni se çfarë thotë për naftëtarët para dy vjetësh me atë që thotë, do shikoni se Rama është i përfshirë kokë e këmbën në aferat që kanë të bëjnë me rafinerinë. Zgjidhja e këtij problemi është plotësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër dhe qeveri e cila nuk është pjesë e aferave korruptive. Naftëtarët e Ballshit, familjet e tyre, e gjithë zona e Patos-Marinzës, qytetarët e Fierit do të kenë dorë të vendosin më 25 prill.

Për ne prioritetet janë të qarta, heqja me urgjencë e taksës Rama mbi karburantin 240 l/litër, kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit dhe rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej të paktën 50 milionë eurosh në vit e evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëve nga ky sektor. Kështu do arrihet që dhe uzina të vihet në punë dhe nafta të prodhojë mirëqenie për fierakët dhe të gjithë qytetarët”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI