Flash

Selanik/ Policia greke arreston shqiptarin e arratisur nga burgu

Lapsi.al 12 October 2020
Selanik/ Policia greke arreston shqiptarin e arratisur nga burgu

Arrestohet në Selanik një shqiptar i arratisur nga burgjet greke.

Drejtoria e policisë së Selanikut njoftoi se në kuadër të një operacioni të zhvilluar në zonën e Evozmit në Selanik ka bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit shqiptar, të cilit iu gjet një armë tip pistoletë me 5 fishekë.

Autoritet greke sqarojnë se emri i të arrestuarit  nuk është  bërë publik, pasi  sipas këtyre burimeve në skedat e policisë greke ai është regjistruar me shumë emra, të cilat nuk korrespondojnë me asnjë të dhënë në sistemin TIMS të vendit tonë, çka e bën të vështirë identifikimin e tij.

Por pavarësisht emrit të tij, 36 vjeçari duket se është në telashe të tjera me drejtësinë greke, pasi është verifikuar prej të dhënave daktiloskopike  në sistemin grek të drejtësisë, ku rezulton i arratisur nga burgu bujqësor i Kasandrës që prej janarit të 2019, kur kryente dënim për vjedhje.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,dhe në vazhdim do të dërgohet në burg për të kryer dënimin e mbetur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI