Flash

Plas skandali/ Kryeministri Johnson kaloi natën me një grua tjetër në samitin e Davosit (FOTO)

Lapsi.al 11 October 2020
Plas skandali/ Kryeministri Johnson kaloi natën me një grua

Detaje të forta dalin për kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson sa i takon jetës së tij private. Në një libër të publikuar së fundmi nga Tom Bower të titulluar “The Gambler” thuhet se Johnson ka kaluar natën me një femër tjetër në resortin e skive në Davos kur ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror, 7 vite më parë.

Një pjesë e librit që është botuar në “The Mail on Sunday” thuhet se në atë kohë Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Atë natë Boris u largua nga darka me George Osborne pa e paguar pjesën e tij të faturës.

Kur u kthye më vonë Osborne i tha: “Pa shiko. Lideri i qeverisjes lokale të Anglisë mbërriti”.

Boris e pyeti "Dëshiron një pije?"

Dhe kur Osborne tha “po”, ai e ktheu prapa: "Atëherë merre një!"

Libri pretendon se edhe pse ishte i martuar, Johnson kishte një lidhje intime me amerikanen Jennifer Arcuri.

Jeta personale Johnson dihet që ka qenë mjaft e larmishme. Ai u martua me gruan e parë Allegra Mostyn-Owen, të cilën e takoi në Universitetin e Oksfordit, në 1987 kur të dy ishin 23 vjeç. Por ata u ndanë pasi Boris kishte një lidhje tjetër me Marina Wheeler.

Ai u martua me Marinën në 1993, por pati një lidhje me Petronella Wyatt, më pas me gazetaren Anna Fazackerley, por edhe analisten e artit Helen Macintyre.

Boris dhe Marina u ndanë në 2018 dhe ai tani është i fejuar me Carrie Symonds me të cilën ka edhe një djalë që lindi në prill të këtij viti. ©LAPSI.al

The claim was made in explosive new book The Gambler, by Tom Bower

[caption id="" align="alignnone" width="1024"]Boris Johnson will not face criminal investigation over Jennifer Arcuri - BBC News Boris Johnson dhe Jennifer Arcuri[/caption]

Boris Johnson refuses to answer on blonde friend Jennifer Arcuri - Metro Newspaper UK

[caption id="" align="alignnone" width="768"]Boris Johnson and girlfriend Carrie Symonds expecting first baby together - and reveal engagement | Politics News | Sky News Boris Johnson me te fejuaren aktuale Carrie Symonds[/caption]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI