Flash

Varhelyi futet në karantinë pas vizitës në Ballkan, një anëtar i stafit del me Covid

Lapsi.al 11 October 2020
Varhelyi futet në karantinë pas vizitës në Ballkan, një

Menjëherë pas vizitës në Ballkanin Perëndimor, (Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi) ku u takua me të gjithë drejtuesit e lartë politikë, eurokomisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi është karantinuar në banesë pasi një anëtar i stafit ka rezultuar me Covid.

Komisioneri e ka njoftuar vetë lajmin përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku shkruan se ka kryer tamponin dhe është në pritje të përgjigjes.

“Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!” - shkroi eurokomisioneri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI