Flash

Lajçak i shtrëngon lakun Kosovës, kërkon themelimin e Asociacionit: "Vetë e keni nënshkruar"

Lapsi.al 11 October 2020
Lajçak i shtrëngon lakun Kosovës, kërkon themelimin e

I derguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po lobon për të kthyer në tyrezvn e bisedimeve marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen, nëse se diskutoni tani kur keni ndërmend ta bëni”, iu është drejtuar ai kundërshtarëve të saj në një intervistë për “wienerzeitung”.

“Tjetër sfidë është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Palët ishin pajtuar për këtë më 2013/2015, por s’është implementuar kurrë. Është çështje e ndjeshme në të cilën po ashtu ka thënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushteutese e Kosovës – dhe ky opinion duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur, i pyes: ‘Kur, nëse jo tani? Ju e keni nënshkruar këtë marrëveshje vetë’”, ka thënë ai.

Në dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve janë duke u diskutuar çështje të ndjeshme, për pronat, prentendimet financiare, të pagjeturit, të zhvendosurit si dhe për bashkëpunimin ekonomik, por Asociacioni po kërkohet me ngulm të diskutohet nga pala serbe

“Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe të paadresuara. Me aprovimin më 2013/2015 vjen edhe obligimi për ta implementuar. S’ka çështje që negociohet e që është e lehtë. Por nëse e ndërpresim dialogun sërish, do të na duhet ta rinisim”.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI