Flash

4 të arrestuar në Korçë, bllokohet kamioni me 79 klandestinë

Lapsi.al 10 October 2020
4 të arrestuar në Korçë, bllokohet kamioni me 79

Policia e Korçës ka dhënë detaje për operacionin policor të mbrëmjes së të premtes, 9 shtator, ku u kapën 78 emigrantë të paligjshëm duke u transportuar në një kamion. Në pranga kanë rënë 4 trafikantët, 2 prej tyre vëllezër.

“Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd”, njoftoi policia.

Të arrestuarit u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot në Maliq.

“Konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm”.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina

Dy makina u përplasën në aksin Elbasan-Metalurgjik paraditen e sotme. Momentalisht nuk dihet nëse ka të dëmtuar nga ky aksident, ndërkohë që nga fotot e mbërrit...

13:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI