Flash

PD për vrasjen në Malësinë e Madhe: Të rinjtë viktima të qeverisjes së Ramës me krimin

Lapsi.al 9 October 2020
PD për vrasjen në Malësinë e Madhe: Të rinjtë

Vjen reagimi nga radhët e Partisë Demokratike në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku pas sherrit për parcelat me kanabis një i ri vrau me armë Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn.

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se rinia po bëhet viktimë e qeverisjes së Ramës me krimin.

"2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës.

Makabriteti i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje.

Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo është e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!

Kufoma të panumërta, deti ka nxjerrë ne Vlorë; Vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; Dhjetra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!

E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëve, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegjjes teksa uron “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”!!", shprehet Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI